aksident ne rrugen e kombit automjeti perfundon ne kanal shoferi dergohet me urgjence ne spital 6a808af233319

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

August 15, 2026
1 minut lexim

Një aksident është shënuar këtë mesditë në Rrugën e Kombit, në afërsi të qytetit të Kukësit.

Mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Pas daljes nga rruga, automjeti ka vijuar lëvizjen për rreth 20 metra përgjatë kanalit, përpara se të përplasej me një strukturë betoni.

Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së Spitalit të Kukësit. Sipas burimeve spitalore, drejtuesi ka pësuar dëmtime në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe lëndimet e tij janë vlerësuar të lehta.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur patrulla e Policisë Rrugore të Autostradës, si dhe punonjësit e koncesionarit të Rrugës së Kombit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fluks udhetaresh ne morine fundjava sjell mijera vizitore nga kosova drejt shqiperise 6a808a75559dc
Lajmi i mëparshëm

Fluks udhëtarësh në Morinë, fundjava sjell mijëra vizitorë nga Kosova drejt Shqipërisë

a do te futen ne lufte ne anen ruse dhjetera mijera koreane 6a808b5751946
Lajmi i radhës

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë?

Të fundit nga

ShkoLartë