Fluks pacientësh, kapacitete pothuajse të mbushura në spitalin e fëmijëve “Kozle”

min lexim

Kapacitete pothuajse të mbushura në spitalin e fëmijëve “Kozle” me fëmijë deri në moshën 4 vjeçare.

“Fluksi i pacientëve po rritet jashtëzakonisht. Mbi 100 është numri i atyre që vijnë për kontroll brenda një kujdestarie, të shtunën dhe të dielën shtohet numri. Nuk i numërojmë nga e hëna deri të premten. Numri është rritur, aktualisht 86 nëna dhe fëmijë janë të shtrirë së bashku. Ka vetëm një fëmijë me Kovid, të cilën e lëshuam sot”, tha Dr. Dragan Daçevski, pediatër.

Kollitja, ngritje e temperaturës, rrjedhje të hundëve, janë simptomat me të cilat zakonisht pranohen fëmijët në spitalin e “Kozles”. Në mbrëmje nxitet irritimi i fytit dhe kolla e thatë. Kolla zakonisht fillon në orën 23, deri në orët e hershme të mëngjesit, shpjegon pediatri Dragan Daçevski,.

Pneumonia tek fëmijët dominon tani. Tek ata që janë më të rinj, pas një viti e gjysmë, bronkoliti ka opsionin e pronkospazës dhe inflamacionit të sistemit të frymëmarrjes”, tha Daçevski.

Sipas doktor Daçevskit, këto janë arsyet e gjendjes shëndetësore të fëmijëve.

Shoqërimi më i madh i prindërve, sidomos kur moti është kaq i këndshëm, grupohen më shumë edhe prindërit edhe fëmijët. Duhet të kenë kujdes se me kë shoqërohen, të mos jenë fëmijë që kolliten dhe u rrjedhin hundët, sepse prindërit ndonjëherë e marrin si normale. Ka ndryshim të temperaturave sapo perëndon dielli është ftohtë. Ata duhet të jenë të veshur ngrohtë në mëngjes për në shkollë dhe çerdhe”, shtoi Daçevski.

Mjeku Daçevski këshillon terapi me vitamina dhe pije të ngrohta për këtë periudhë të vitit kur ka ndryshime të shpeshta të temperaturës.

Story i mëparshëm

(VIDEO) Talat Xhaferi nuk ka të drejtë të jetë anëtar i Kryesisë së BDI-së, ia ndalon Kushtetuta

Story i radhës

Burri nga Miçigani mendoi se çmimi i lotarisë prej mbi 100 mijë eurove që ai kishte fituar ishte një shaka

Të fundit nga