Florian Marku pritet me duartrokitje në “Air Albania”, do të ndeshet me meksikanin për titullin WBC

1 minut lexim

Florian Marku ndeshet sonte në “Air Albania” me kundërshtarin e tij meksikan Miguel Parra Ramirez.

Në Arenën Kombëtare, çdo gjë është gati. Mbështetës të shumtë kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje boksierin, siç duket dhe në fotot e LSA-së.

Në një intervistë për Top Channel, pak ditë më parë, boksier e cilësoi kundërshtarin të fortë, por tha se do të luftojë për të marrë një fitore në atdhe.

“Kundërshtari është meksikan goxha i fortë nuk jam ndeshur kurrë me meksikan dhe thonë që janë të fortë ndeshen nga afër dhe kanë shumë qejf knockout-in por jam shumë i përgatitur, nuk ka shance do të jap shpirtin për të fituar në mes të Shqipërisë. Nuk kam përjetuar asnjëherë emocion të tillë të ndeshem në një stadium futbolli ku do të ketë mijëra shqiptarë, besoj kur të futem në stadium në ring dhe do shoh mijëra flamuj nuk e di…por vetëm kur e mendoj më rrëqethet mishi”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biden përsërit mbështetjen për Ukrainën në bisedën me Zelenskyn

Story i radhës

“Dosjet e ish-sigurimit”, Shqipëria ende larg ndarjes me të shkuarën

Të fundit nga