Flori Mumajesi në lidhje dashurie me gruan e zyrtarit qeveritar shqiptar?

November 24, 2022
1 minut lexim

Historia e dashurisë së këngëtarit Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës është folur e stërfolur në media gjerë e gjatë, ndërsa ndarja e tyre e bujshme vazhdon të diskutohet në publik.

Madje, fansat e dyshes kanë shpresuar prej kohësh se ata janë rikthyer me njëri-tjetrin, ndërsa çdo baladë të Florit e marrin si dedikim për Elvanën. Flori vërtetë shpreh zemrën në rreshta tek të gjitha këngët e tij dhe ia njohim të gjitha vuajtjet, por ju tregojmë se nuk janë për Elvanën!

Prej kohësh tashmë, ai po jeton një histori të re dashurie me një personazh që jo pak e njohin në publik. Burime ekskluzive për “iconstyle.al” tregojnë se kantautori është në një lidhje me bashkëshorten e një qeveritari shqiptar. Po po, siç e lexuat! Bashkëshorten. Herës tjetër do t’ju tregojmë inicialet e tyre.

Ndaj edhe postimet e fundit të Florit ku shfaqej i prekur, i dashuruar, i lënduar, emocional teksa tentoi të fshinte këngët e tij, vinin të gjitha nga uljet e ngritjet e marrëdhënies së tij të fundit që ka trazuar paksa ujërat.

Disa vite romancë e kanë bërë Florin të hedhë në letër ndjenja të forta, duke i sjellë në formën e projekteve që publiku i dashuron.

Projekti i fundit i Mumajesit, i publikuar pas zhurmës së madhe në rrjet, titullohet “Mbaroj për ty”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Miku i Putinit, Lukashenko: Është përgjegjësi e ukrainasve që t’i japin fund luftës, përndryshe do të ketë shumë të vdekur

Story i radhës

Messi i kërkon Argjentinës…

Të fundit nga

ShkoLartë