Miku i Putinit, Lukashenko: Është përgjegjësi e ukrainasve që t’i japin fund luftës, përndryshe do të ketë shumë të vdekur

Presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko, konsiderohet si njëri nga të paktët liderë botërorë që ka afërsi të madhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Madje ai ia hapi dyert ushtrisë ruse kur filloi pushtimi i Ukrainës, duke lejuar që përmes territorit të tij, rusët t’ia mësyjnë Ukrainës.

Këshilltari dhe njëherit ish-ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka publikuar një video në profilin e tij në Twitter, ku shihet Lukashenko duke kritikuar ashpër lidershipin ukrainas, e në veçanti presidentin Volodymyr Zelensky.

Sipas tij, është përgjegjësi e ukrainasve që t’i japin fund luftës në vendin e tyre, përndryshe nëse një gjë e tillë nuk ndodhë – do të përfundojë me shkatërrimin e plotë të vendit, shkruan Guardian.

Ai theksoi se gjithçka varet dhe është në duart e ukrainasve, dhe se vetëm ata mund ta ndalin luftën nëse nuk dëshirojnë që një numër i madh i tyre të vdesin. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Kriza është mundësi për transformim të energjisë, Maqedonia e Veriut  mund të jetë qendër e energjisë së gjelbër 

Story i radhës

Flori Mumajesi në lidhje dashurie me gruan e zyrtarit qeveritar shqiptar?

Të fundit nga