Barca arriti të finalizonte marrëveshjen me Robert Lewandowski pas shumë negociatave me Bayern Munich.
Ndonëse kjo është një lëvizje që e bën Barcën shumë të rrezikshme, presidenti i rivalit historik, Florentino Perez ka uruar katalanët.
Gerard Romero thotë se pas njoftimit zyrtar, Florentino Perez i dërgoi një mesazh krerëve të Barcës.
Ai ka shprehur urimet e tij për arritjen e marrëveshjes.
Edhe më parë, Perez kishte kritikuar La Liga për politikat që po pengonin Barcën për marrëveshjet me lojtarët.
Florentino Perez e di se një Barcë më konkurruese për Real Madridin i bën favor edhe skuadrës së tij.