flet ukrainasja qe jeton ne shqiperi me ruset kemi qene si motra dhe vellezer 61f2a9ad23591

Flet ukrainasja që jeton në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

January 27, 2022
1 minut lexim

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e saj. E larguar në vitin 2012 nga Ukraina, 2 vite para aneksimit të Krimesë nga Rusia, ajo thotë se kriza mes dy shteteve duket më tepër politike, sesa konflikt mes dy popujve.

“Në gusht, shkova bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët për të vizituar familjen në Kharkiv. Jetojnë 2 orë larg kufirit me Rusinë. Komunikoj çdo ditë me familjarët e mi atje. Jeta vijon normalisht, nuk ka panik. Nëse do të ishte situata shumë e frikshme, njerëzit do të blinin ushqime”, tregon Oksana në Ditarin e A2 CNN.

“Më vjen shumë keq që situata ka ardhur deri në këtë pikë, sepse kemi qenë si motër e vëlla, duke qenë se Rusia dhe Ukraina kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Mendoj që është çështje politike, sepse njerëzit ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin. Prindërit e mi vijnë në verë për të shijuar pushimet në Shqipëri, por jetën e shikojnë atje. Shpresoj që kjo histori të mbarojë me paqe dhe të mos vijojë më tej”.

Për momentin, Oksana nuk e mendon kthimin në atdhe, por thotë se një ditë, fëmijët e saj mund ta bëjnë një gjë të tillë. Shpreson që politika të gjejë një zgjidhje, për shkak se sipas saj, njerëzit nga të dyja anët e kufirit dinë të bashkëjetojnë shumë mirë. “Ne kemi qenë gjithmonë si vëllezër e motra. Njerëzit nuk kanë inate me njëri-tjetri. Thuajse të gjithë në Ukrainë dinë edhe rusisht, nuk kemi problematika komunikimi. Shpresoj që politika të gjejë gjuhën e përbashkët, e të mos vazhdojë më konflikti”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dy emra te medhenj njeri ne kroaci e tjetri ne kosove 61f2a9a945d11
Story i mëparshëm

Dy emra të mëdhenj, njëri në Kroaci e tjetri në Kosovë

rama jemi ne proces te perzgjedhjes se drejtoreve dhe nenkryetarit nga radhet e pdk se 61f2a9b42d9d6
Story i radhës

Rama: Jemi në proces të përzgjedhjes së drejtorëve dhe nënkryetarit nga radhët e PDK-së

Të fundit nga

ShkoLartë