Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Flet pronari i fabrikës së stiroporit që u përfshi nga zjarri, tregon sa është vlera e dëmit të shkaktuar – Gazeta.mk

Flet pronari i fabrikës së stiroporit që u përfshi nga zjarri, tregon sa është vlera e dëmit të shkaktuar

min lexim

Viti 2023 jo për të gjithë ka nisur mbarë, të paktën jo për pronarin e fabrikës së stiroporit në Ferizaj “Al Por”, Ilir Abazin. Në orët e mesnatës së 1 janarit, fabrika e tij e cila ndodhet në Fshatin e Vjetër është përfshirë nga zjarri. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por, dëmi material po pretendohet të jetë i lartë.

Detaje për rastin ka dhënë pronari Ilir Abazi. Ai konfirmoi se janë duke e pritë përgjigjën e ekspertit të zjarreve për të kuptuar arsyet e incidentit.

Abazi tregoi se sa punëtorë i kishte punësuar në këtë pikë dhe planet që kishte tutje.

“Jo ende nuk dimë asgjë. Jemi duke e prit përgjigjën e ekspertit zjarrit me pa saktë ku është problemi. Ne kemi startu qe 6 muaj në pikën e re. Për momentin jemi katër persona që punojmë këtë pikë teksa planifikoja që deri në pranverë t’i marrë 7 punëtorë të tjerë, mirëpo tash spo e di”, ka deklaruar ai.

I pyetur lidhur me vlerën e dëmit, ai ka mohuar të dhënat e publikuara nga Policia e Kosovës se dëmi sillet rreth 40 mijë euro, Abazi pretendon se është më i lartë.

40 mijë sipas tij mund të ketë kushtuar vetëm një maqinë.

“Jo nuk është e vërtetë qe 40 mijë euro. Vlera është shumë më e lartë, mbi 350 mijë euro vetëm investim janë, tash janë dëmtu duhet me këqyre saktë, 40 mijë mundet me kanë veç për njërën maqinë është e mundur që kanë bërë gabim policia në raport”, ka thënë ai.

Abazi majde ka deklaruar se ende nuk e ka dhënë deklaratën e tij në Polici të Kosovës. 

“Unë ende nuk e kam dhënë deklaratën, pritet këto ditë, saktë se di kur”, u shpreh pronari i “Al Por.

Policia për djegien e fabrikës së stiroporit në Ferizaj: Vlera e dëmit sillet rreth 40 mijë euro

Detaje për rastin ka dhënë policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas policisë vlera e dëmit sillet rreth 40 mijë euro.

“Fshati i Vjetër , Ferizaj (EM: 163-903) 01.01.2023 – 00:34. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë fabrika e stiroporit ,, Al Por’’. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendi e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Vlera e demit sillet rreth 40000€, nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftim të policisë.

“Al Por” figuron e regjistruar qysh nga viti 2020, si veprimtari primare ka prodhimin e plastikës ndërsa sekondare prodhimin e fibrave të qelqit. 

Story i mëparshëm

Shaka të frikshme për luftën dhe frika se Putini mund të përdorë çdo armë të mundëshme!

Story i radhës

Çfarë tha përpara se “të mbyllte sytë” përgjithmonë? Zbulohen fjalët e fundit të ish-Papa Benediktit të XVI

Të fundit nga