Flet nxënësi i dhunuar nga mësuesi: Më ngriti në tabelë, por s’kisha mësuar, më ra me shpullë dhe…

November 4, 2022
1 minut lexim

Një prej nxënësve që është goditur nga mësuesi i anglishtes, Albani Fetolli në shkollën “Dritëro Agolli” në Bilisht ka treguar si ka ndodhur ngjarje, ku ai dhe disa nxënës të tjerë janë dhunuar.

Duke folur për mediat, ai the se mësues Albani është i qetë, por mendon se atë ditë “mund të kishte hequr ndonjë gotë”.

Nxënësi tregon se mësuesi e kishte ngritur në mësim, por ai nuk ishte përgatitur dhe më pas e ka goditur me shuplaka në faqe.

“Fillonim luanim me mësuesin, bënim mësimin, në fund nuk e di si ndodhi na goditi disa shokë më bidon, tre nënës. Me shaka e kishte nisur në fillim dhe në fund përfundoi shumë keq. Në klasën e tetë.

Mësues Albani është si tip e qetë, se di ca pati atë ditë. Mund të kishte hequr edhe ndonjë një gotë. Unë për vetë njoftova prindin. Disa shokë të mi po ashtu që ishin goditur njoftuan prindin. Atë ditë edhe mund të ketë qenë me ndonjë gotë. Një shoqe e goditi në kokë, edhe një shok në kokë. Mua më goditi me faqe me dorë, me të qeshur. Më ngriti në mësim, s’kisha mësuar, filloi me të qeshur hë kështu ti, hë ashtu ti. Në fund ai na goditi.

U zgjidh kjo punë me drejtoreshën, drejtoresha filloi t’i bënte pyetje, ai donte t’ia ngrinte zërin, por drejtoresha i tha nëse i godet edhe njëherë fëmijët do ta bëj publike. Pardje kishim me atë mësues, por na erdhi një mësues i ri. Këtu është, jep tek kjo shkollë, por nuk na jep më neve”, tha nxënësi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qerimaj: Jam në formë, premtoj medalje në botëror

Story i radhës

​Përkujtohen 22 policët e rënë në detyrë

Të fundit nga

ShkoLartë