Ajo që dihet është se kaseta ishte pika e kthesës në jetën e sot miliarderes, e cila u bë e njohur pasi imazhet dolën në dritë. Nuk ka përfituar vetëm ajo, por edhe e gjithë familja e saj, duke u bërë e famshme në mbarë botën.
Ray J pretendon se ka më shumë video që nuk janë bërë ende publike. Nuk e dimë nëse ato do të zbulohen një ditë, por TMZ ka zbuluar dokumente që zbërthejnë fitimin që ka krijuar kaseta.
Kaseta seksi e Kim Kardashian grumbulloi pothuajse 1.5 milionë dollarë.
TMZ ka aksesuar një email të dërguar nga Steve Hirsch, CEO i Vivid Entertainment, e cila ishte kompania e prodhimit që shpërndau videon.
Në mesazh tregohet se kaseta kishte fituar saktësisht 1,424,636.63 dollarë. Kardashian bëri 1,255,578.50 dollarë nga shitjet e DVD-ve, 126,908,13 dollarë nga shitjet në internet, 15,000 dollarë nga shitjet e licencimit; dhe 27.000 euro nga tregu ndërkombëtar.
Ray J rrëfeu se ai dhe Kim do të marrin 400,000 dollarë plus 12.5 për qind të fitimeve. Emaili i Hirsch konfirmon këto shifra siç raporton reperi. Ajo që CEO i kompanisë së prodhimit mohon është se Kris Jenner ishte i përfshirë.