Flamurtari rinovon me tre nga “senatorët”

1 minut lexim

Flamurtari rinovon me tre nga “senatorët”!

Ditë rinovimesh te Flamurtari. Ekipi vlonjat do të garojë në Kategorinë e Parë, ndërkohë që objektivi i vetëm është rikthimi në Superiore, aty ku e kanë vendin kuqezinjtë.

Drejtuesit e Flamurtarin kanë zgjatur bashkëpunimet me tre nga “veteranët” e ekipit: portierin Shpëtim Moçka, qendërmbrojtësin Ditmar Bicaj dhe mbrojtësin e djathtë Olsi Gocaj.

Tre lojtarët e njohur kanë firmosur kontratat e reja me klubin vlonjat, teksa tifozët shpresojnë ta shohin sa më shpejt Flamurtarin mes ekipeve më të mira në Shqipëri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një film për ngritjen dhe rënien e BlackBerry

Story i radhës

Nga mesnata shtrenjtohet dizeli

Të fundit nga