Flamurtari në finale

October 26, 2022
1 minut lexim

Flamurtari ka shënuar fitore ndaj Partizanit me rezultat 67:60 (19:21, 16:8, 18:12, 14:19), duke u kualifikuar në finale të Superkupës Mbarëkombëtare, që po zhvillohet në Prizren.

Çereku i parë ishte i barabartë, duke bërë që asnjëra skuadër të mos shkëputet në rezultat, ndërsa kjo pjesë përfundon 19:21. Vlonjatet ishin më të mira në periudhën e dytë, që e fituan bindshëm 16:8, ku me mbrojtje të fortë arritën të ndalin skuadrën nga Tirana dhe në pushim shkuan me rezultat 35:29.

Skuadra nga Vlora vazhdoi me lojë të mirë dhe thelloi epërsinë edhe më shumë në periodën e tretë, ku epërsia më e lartë ishte 15 pikë, 48:33, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:41. Kampionet e Shqipërisë menaxhuan lojë në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 67:60.

Te Flamurtari u dallua Samra Omerbasiq me 23 pikë e nëntë kërcime, kurse te Partizani më të mirat ishin Jomra Mathis me 16 pikë e gjashtë kërcime dhe Ketjona Fekollari me 18 pikë.

Në finale, Flamurtari do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Bashkimi-Penza, që zhvillohet nga ora 19.00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Polonia e shpall udhëheqjen ruse regjim terrorist

Story i radhës

Abuzuan me vepra korruptive e cënim të drejtash, shkarkohen disa punonjës të Policisë së Shtetit

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë