Një zjarr i madh ka përfshirë zonën malore të njohur si Mali i Thatë, mbi fshatin Kopanicë, në territorin e Komunës së Jegunovcës, përcjell tetova1
Sipas të dhënave fillestare, zjarri është aktivizuar në një pjesë të terrenit malor, ndërsa një re e dendur tymi mund të shihet nga disa zona përreth.
Përhapja e flakëve mbetet shqetësuese për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të thata, të cilat mund të favorizojnë zgjerimin e mëtejshëm të zjarrit./tetova1.mk
Burimi: lajmpress.org


