Çifti i sapomartuar, Tom Clare dhe Molly Smith, po shijojnë ditët e para pas dasmës në ishullin spanjoll të Mallorcës, në shoqërinë e miqve të tyre.
Dyshja është fotografuar në një klub plazhi në Calvià, ku kanë shfrytëzuar motin me diell dhe atmosferën relaksuese.
Clare dhe Smith janë parë duke kaluar kohë pranë pishinës, ndërsa kanë marrë edhe masazhe dhe kanë shijuar një drekë së bashku.

Çifti duket se po vazhdon festimet pas dasmës në një atmosferë të qetë dhe festive, duke shfrytëzuar në maksimum qëndrimin e tyre në Mallorca.
Tom Clare dhe Molly Smith, të njohur për publikun nga reality show britanik Love Island, kanë zgjedhur kështu ishullin spanjoll për të vazhduar momentet e tyre të veçanta pas martesës.

Burimi: botasot.info


