Flakët djegin gati 20 hektarë pyll në Peshtan, vijon të jetë ende aktive një vatër zjarri

July 22, 2023
1 minut lexim

Zjarri në pyllin e Peshtanit në Fier, i riaktivizuar pasditen e kësaj të shtune, ka shkrumbuar një sipërfaqe prej gati 7 hektarësh me pisha, dushqe e parcela me ullinj, përveç 15 hektarëve të djegur një ditë më parë. Të ndikuara nga era dhe temperaturat e larta flakët u përhapën me shpejtësi.

Në ndihmë të efektivëve zjarrfikës të Fierit shkuan edhe forca të Patosit dhe Rroskovecit. Aktualisht shërbimet zjarrfikëse kanë ndërprerë punën në terren për shuarjen e flakëve për shkak të errësirës, ndërkohë që një vatër zjarri vijon të jetë ende aktive.

Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, përgjatë gjithë natës një mjet zjarrfikës dhe një grup i gatshëm do të qëndrojnë në terren për monitorimin e situatës. Hyka thotë se zjarrfikësit do t’i rikthehen punës në terren në orën 6 të mëngjesit për neutralizimin e plotë të vatrave të zjarrit.

Autoritetet vendore në Fier thonë se nëse situata përkeqësohet do të kërkojnë ndihmën e helikopterit të ushtrisë. Policia e Fierit ka arrestuar një 28 vjeçar nga fshati Peshtan, i cili dyshohet se ka ndezur zjarrin në pyll një ditë më parë.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bayerni interesohet për Fabinhon

Story i radhës

Suedia premton 581 milionë dollarë për rimëkëmbjen e Ukrainës

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë