Presidenti ukrainas Voldymyrr Zelensky iu ështē drejtuar parlamentit kanadez.
Përpara se të fillonte të fliste, Zelensky mori duartrokitje të vazhdueshme nga të gjithë të pranishmit, shkruan Sky News, transmeton “Bota sot”.
Lideri ukrainas e filloi fjalimin e tij emocionues duke iu drejtuar personalisht kryeministrit kanadez, duke thënë: “Justin, a mund ta imagjinosh?”
Ai tha: “A mund ta imagjinoni që çdo ditë të merrni memorandume që tregojnë numrin e viktimave, përfshirë gratë dhe fëmijët?
Keni dëgjuar për bombardimet, aktualisht kemi 97 fëmijë që kanë vdekur gjatë kësaj lufte. A mund ta imagjinoni? Kulla e famshme CN në Toronto, nëse do të ishte goditur nga bombat ruse?
Sigurisht që nuk ia dëshiroj këtë askujt, por ky është realiteti ynë”.