Fjalët e Guardiolës per yllin shqiptar

Armando Broja edhe sonte ka shkëlqyer në ndeshjen Southampton- Manchester City

Southampton arriti që ta ndalë serin prej 12 fitoresh radhazi të Manchester City duke barazuar në St Mary stadium me rezultat 1-1.

Duke analizuar lojën pas ndeshjes, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur edhe për lojën e Southampton.

Ai ka thënë se skuadra vendase është e mirë në kundërsulme dhe me topa të gjatë.

“Këto topa të gjatë i shfrytëzojnë Broja dhe Adams, ata janë të fuqishëm”, ka thënë Guardiola duke e analizuar ndeshjen pas përfundimit të saj.

Kujtojmë se Broja shënoi një gol në këtë ndeshje në minutën e 19, por sulmuesi shqiptar ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua më të drejtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E papritur: Burri rrëfen që gruaja e tij është e fiksuar famullitarin e qytetit të tij, po e zë duke…

Story i radhës

Me pak fjalë për Kosovën mund të thuhen shumë të vërteta!

Të fundit nga