Fjalët e Bill Maher drejtuar Jada Pinkett Smith: Vër një paruke si gjithë të tjerët në Oscar

April 7, 2022
1 minut lexim

Komediani i njohur Bill Maher ka mbajtur një monolog për situatën e shumëpërfolur që ndodhi në Oscar 2022, më 27 mars, kur Will Smith goditi me shuplakë Chris Rocka pas një batute që ai bëri për Jada Smith.

Gjatë një episodi të ‘Real Time’, show që ai mban në HBO, Bill Maher vendosi të ndalojë tek kjo ngjarje duke e quajtur ‘feminitet toksik’ gjithçka ndodhi atje. Sipas komedianit, as Jade as bashkëshorti i saj nuk duhet të ishin ndjerë të ofenduar nga batuta e Chris.

“Nuk arrij ta kuptoj sesi një krahasim me Demi Moore u kthye në ofendimin më të madh të jetës. Gjithë Amerika dhe bota ka 1 javë të të që flet për këtë shpullë, ndaj ajo shprehja “mos e përmend emrin e gruas sime”, nuk është se funksionoi dhe aq mirë. Mendoj se nëse je aq me fat saqë problemi i vetëm shëndetësor që ke është ky i Jadas duhet t’i thuash faleminderit Zotit. Nuk është një problem që të kërcënon jetën dhe a e dini që rënia e flokëve është një problem që e ka 80% e burrave dhe 50% e grave prej plakjes? I ndodh të gjithëve. Thjesht vër një paruke si gjithë të tjerët në Oscar nëse të bën të ndihesh keq. Të gjithë ne, me plakjen bëhemi më keq sesa ishim më parë dhe përpiqemi që ta kalojmë këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Bill në monologun e tij.

Sipas Maher, veprimi i Will Smith ishte i ekzagjeruar dhe kjo është e dukshme. Sigurisht ky monolog u bë shpejt viral dhe nuk janë pak ata që bien dakord me të.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

NATO dënon vrasjet e civilëve në Ukrainë

Story i radhës

Reali heq dorë nga Pogba

Të fundit nga

ShkoLartë