Fjalë zemre për tifozët dhe thumbime ndaj Simeones

December 23, 2022
1 minut lexim

Matheus Cunha u transferua në verën e vitit 2021 tek Atletico Madrid për 30 milionë euro. Sezoni i parë ishte pozitiv, sulmuesi brazilian zhvilloi 37 ndeshje dhe shënoi 7 gola, ndërsa këtë sezon nuk ka shënuar asnjë gol me skuadrën “Colchoneros”.

23-vjeçari e ka mbyllur aventurën në Spanjë dhe do të vijojë karrierën në Premier League te Wolves. Në mesazhin përshëndetës për tifozët e Atleticos, Cunha shprehu falënderimet e tij, teksa nuk e kurseu një thumbim për trajnerin Diego Simeone.

“Të duash dhe të ndihesh i dashuruar janë dy gjëra që nuk do ndryshojnë kurrë. Të ndihesh i identifikuar me diçka, të ndihesh i rëndësishëm, të marrësh dashuri dhe të jesh pjesë e një familjeje të tërë, është diçka ndryshe.

Ju them faleminderit nga zemra ju popullit të Atleticos. Këtu njoha futbollistë fantastikë, si sportistë dhe si njerëz. Ka tifozë që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi.

Futbolli është si çdo profesion tjetër: ka nga ata që komandojnë sepse në një moment është shumë e rëndësishme diçka e tillë, ata kanë hierarkitë e tyre dhe marrin vendimet, kështu që edhe ju duhet të merrni tuajat.

Në zemrën time do të ketë gjithmonë një vend për Atleticon. Këtu kam dhënë gjithmonë gjithçka, vetëm sepse e kam ndjerë që edhe ju keni dhënë gjithçka për mua”, përfundoi Cunha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Financime të disa projekteve në Pejë, ministri Krasniqi jep detaje!

Story i radhës

Cilësia e ajrit, MMJPH me njoftim

Të fundit nga

ShkoLartë