Fitorja është qëllimi i vetëm i “Nerazzurëve”, ja formacionet zyrtare të Interit dhe Genoas

February 25, 2022
1 minut lexim

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshje e dytë dhe e fundit e programit të sotëm të Serie A, ku në stadiumin “Luigi Ferraris” Interi kërkon me çdo kusht fitoren kundër Genoas.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Interi pësoi humbje 2:0 nga Sassuolo, kurse Genoa barazoi me rezultat 1:1 me Venezian.

Momentalisht, pas 25 ndeshjeve të zhvilluara kampioni italian Inter zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 54 pikë, krahas Genoas që pas 26 ndeshjeve renditet në vendin e 19 me vetëm 16 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Genoan nuk do të paraqiten Bani, Buksa, Criscito, Piccoli dhe Vanheusden, kurse te Interi do të mungojnë Correa dhe Gosens.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Genoa (): Sirigu; Hefti, Maksimovic, Ostigard, Vasquez; Sturaro, Badelj, Portanova; Gudmundsson, Melegoni, Yeboah

Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Alexis

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BBC: Pushtimi rus nuk po shkon sipas planit, ja pse

Story i radhës

Shqiptarët në Ukrainë, Xhaçka: 11 pjesëtarë të OSBE do evakuohen në Shqipëri, për disporën kemi Ambasadat

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë