fitore e madhe per zhvilluesit e aplikacioneve google fillon testimet e sistemeve alternative te pagesave 623cbf246c1fb

Fitore e madhe për zhvilluesit e aplikacioneve, Google fillon testimet e sistemeve alternative të pagesave

March 24, 2022
1 minut lexim

Si pjesë e një programi pasojat e të cilit mund të ndihen në mbarë industrinë e teknologjisë, Google ka vendosur të lançojë një projekt pilot për një sistem të tretë pagesash në Android.

Kompania ditën e Mërkure tha se ka filluar testimin me disa zhvillues dhe një prej tyre është Spotify.

Nga fundi i vitit përdoruesit e Spotify të cilët kanë shkarkuar aplikacionin e kompanisë përmes Play Store do të kenë opsionin për të paguar abonime Premium ose përmes sistemit të pagesave të Google ose të Spotify.

Për herë të parë këto dy sisteme do të bashkëjetojnë duke i dhënë të gjithëve lirinë për tu abonuar apo bëra pagesa me sistemin e tyre të preferuar të pagesave.

Është një fitore e madhe për Spotify në veçanti dhe zhvilluesit e aplikacioneve në tërësi. Prej vitesh Spotify ka ndjekur një fushatë kundër monopolit të dyqaneve të aplikacioneve krahas Epic duke vënë nën presion Apple dhe Google që të ndryshojnë politikat e tyre. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ukraina thote se moska po i con me force civilet ne rusi 623cbee7a72b3
Story i mëparshëm

Ukraina thotë se Moska po i çon me forcë civilët në Rusi

izet zeqiri zgjedhet rektor i universitetit nene tereza 623cc101f3f23
Story i radhës

Izet Zeqiri zgjedhet rektor i Universitetit “Nënë Tereza”

Të fundit nga

Njoftim për publikimin e 12 listave fillestare të punëtorëve

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: “Proleter“ Prishtinë; “Kosova Azbest” Mitrovicë; KB “Babush i Serbëve” Ferizaj; “Savermeni Dom” Mitrovicë; “BIP Beograd” Mitrovicë, “ Ag “Coop Rogovë”
ShkoLartë