“Fitore e madhe për Francën dhe Evropën”, Berisha uron Macron dhe ka një mesazh për Le Pen”

1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron për fitoren. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se fitorja e Macron është një fitore  për Francën dhe Evropën.

Ndërsa kundërshtaren e tij, Marine Le Pen, Berisha e cilëson si ekstremist pro Putin dhe raciste e anafobe.

Postimi i plotë:

“Rizgjedhja e Presidentit Makron, nje fitore per Francen dhe Europen!

Te dashur miq, ne zgjedhjet presidenciale te Frances presidenti Emanuel Macron u rizgjodh, mori mandat te dyte.

Kjo ishte nje fitore e madhe per Francen dhe mbare Europen. Rivalja e tij Marine Le Pen eshte nje ekstremiste pro Putin por edhe raciste dhe albanofobe.

Ndaj dhe ti urojme suksese Presidentit Macron ne te mire te Frances dhe Europes. SB”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot Komisioni për të Drejtat e Njeriut viziton Krushën e Madhe dhe Mejen

Story i radhës

Rruga e gjatë e çlirimit të Gjermanisë nga varësia e gazit rus

Të fundit nga