Ligue 1 ka zhvillua ditën e sotme ndeshjet e javës së 31-të të saj, ku Monaco arriti të merrte një fitore të rëndësishme për europën, pasi mposhti në shtëpi Troyes.
Sfida përfundoi me shifrat 2-1 për vendasit që gjetën golin e avantazhit që në minutën e 19-të me anë të Henrique, ndërsa miqtë do të barazonin pas 20 minutash me Ugbo.
Golin e fitores për skuadrën e Monacos do ta shënonte Volland në minutën e 57-të, realizim që do të i jepte 3 pikët vendasve.
Kjo fitore e pozicionon Monacon në vendin e 6-të me 50 pikë, ndërsa Troyes mbetet në vendin e 15-të me 32 pikë.