fitore e madhe e kosoves 698b1282da783

Fitore e madhe e Kosovës

February 10, 2026
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.

Të martën paradite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, vajzat tona e mposhtën Bullgarinë me rezultatin 20:17.

Vajzat tona e nisën më mirë ndeshjen dhe pjesën e parë e fituan 7:4.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e fortë, ndërsa rezultati i kësaj pjese ishte 8:7 për bullgaret.

Në pjesën e tretë dhe të fundit, hendbollistet kosovare ishin vazhdimisht në epërsi. Me lojë të sigurtë dhe aksione të rrjedhshme e shënuan fitoren e parë në Mesdhetarin e 19-të.

Kjo fitore do të motivojë Kombëtaren tonë për paraqitje edhe më të mira në vazhdim të kampionatit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bad bunny shenon rritje rekord te degjimeve pas performances ne super bowl 698b0bf786037
Lajmi i mëparshëm

Bad Bunny shënon rritje rekord të dëgjimeve pas performancës në Super Bowl

shtetet evropiane pergatiten te ndalojne mediat sociale per te miturit 698b134cd1cff
Lajmi i radhës

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

Të fundit nga

ShkoLartë