Fitore apo dorëzim? Ja cilat janë synimet e vërteta të Putin dhe Zelenskyt

June 6, 2022
min lexim

Midis analistëve të konfliktit në Ukrainë, ka dallime të mëdha në lidhje me objektivat reale të presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky. Identifikimi i tyre është thelbësor për t’i dhënë fund një lufte kaq të përgjakshme dhe brutale, dhe për t’i hapur rrugënnegociatave serioze – dhe jo vetëm propagandistike – për arritjen e paqes. 

Këto dallime pasqyrohen në përmbajtjen që i atribuohet termit “fitore’ nga secila prej dy palëve ndërluftuese, tekvendimet strategjike, dhe vlerësimin e tyre nëse koha është nëavantazhin apo disavantazhin e tyre. Gatishmëria e tyre për të negociuar një marrëveshje armëpushimi, dhe më pas për të kaluar drejt një paqeje të qëndrueshme, varet pikërisht nga kjo e fundit. 

Unë besoj se fundi më i mundshëm i konfliktit – duam apo jo ne, kjo nuk ka rëndësi – është “ngrirja” e tij, në një mënyrë të ngjashme në shumë aspekte me Luftën e Koresë. Parakushti për këtë është që Rusia të pranojë disagaranci të besueshme sigurie për Ukrainën. Praktikisht, është prania e SHBA-së, ajo që do ta pengonte një sulm të ri. Dhe kjo gjë do të kërkojë një marrëveshje për një sistem sigurie pan-evropiane, jo shumë të ngjashëm me Kartën e Helsinkit, por më shumë me atë të Kartës së Parisit së vitit 1990 dhe masave të sigurisë të OSBE-së.

Sigurisht, që të gjithë flasin për fitore. Dhe është logjike që kjo të ndodhë në çdo luftë. Askush nuk bën luftë mëkot, por për hir të paqes, në funksion të fitores që do të pasojë. 

Por ka disa lloje fitoresh. Ato ndryshojnë gjatë ecurisë së konflikteve, dhe sipas rrjedhës së operacioneve. Vlerësimet mbi objektivat e luftës nga ana e dy kundërshtarëve, ndikojnë edhe tek propozimet e ndryshme që bëhen nga shumë palë të jashtme për ndërprerjen e konfliktit, si dhe për zëvendësimin e armëve me diplomacinë.

Ndërsa synimet e mundshme të Ukrainës janë shumë të qarta, ato të Rusisë janë shumë më pak të tilla. Gati të gjithë kanë supozuar se qëllimet e Moskës janë kryesisht territoriale. Për ta, mes tyre edhe Kissinger, “formula magjike” është të bindet Ukraina të heqë dorë nga provincat që dëshiron Moska, në këmbim të uljes më pas nëtryezë për negociatat e paqes.

Nëse është e nevojshme, Ukraina mund të tradhtohet, pra të detyrohet të dorëzohet, pasi rezistenca e saj varet nga dërgesat e armëve perëndimore. Pak analistë dhe zyrtarë kanë dyshuar se Putin ka pak ose aspak interes për territore. Me “vizionin e tij mesianik” mbi“Nënën Rusi”, ai tregon synime të tjera. Rusia ka tashmë shumëterritore. Ajo që i mungonështë popullsia për t’u rritur vlerën dhe kontrolluar ato. 

Ai dëshiron të rindërtojë një perandori të fuqishme, dhe nuk e pranon që Rusia të mbetet një shtet si çdo shtet tjetër. Le të vijmë tek Ukraina. Kur Zelensky flet për fitoren, ai me siguri nuk i referohet vendosjes së flamurit ukrainas në Kremlin. Vetëm budallenjtë mund ta mendojnë këtë me thirrjet e tyre për paqe, pa specifikuar se çfarë paqe duan. 

Presidenti ukrainas planifikon të rivendosë integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të vendosur në vitin 1991, dhe të konfirmuara në Budapest në vitin 1994, kur Kievi u detyrua t’i dorëzonte Rusisë 1900 bomba bërthamore të vendosura në territorin e tij. Por do të ishte i kënaqur edhe me tërheqjen e ushtrisë ruse në linjën e para 24 shkurtit.

Fati i dy republikave separatiste dhe ndoshta edhe ai i Krimesë, do të vendosej në një referendum pas disa vitesh, pas rikthimit atje të popullsisë së larguar. Vazhdimi i luftës do të ishte një opsion katastrofik për Zelensky, edhe nëse koha mund të jetë në favor të tij.Ukrainasit kishin një ushtri të rregullt prej 250 mijë njerëzish, dhe po e përforcojnë me 100 mijë të tjerë. Ajo ka një milici territoriale prej të paktën 1 milionë trupash. Ndryshe nga rusët, Ukraina nuk e ka të vështirë të zëvendësojë humbjet e rënda që pëson. Fuqia e saj varet nga furnizimi ngaPerëndimi me armë gjithnjë e më të fuqishme. 

Masa e gjerë e popullsisë vazhdon ta mbështesë rezistencën. Ka shumë pak dezertorë. Tek e fundit, edhe nërastin e mposhtjes së ushtrisë dhe pushtimin e vendit, ukrainasit do të bënin një luftë guerile të përgjakshme.Rusët nuk kanë personelin e duhur për të kontrolluar territorin. 

Për Kremlinin do të ishte i pashmangshëm mobilizimi i rezervistëve. Po ky hap ështëpolitikisht shumë i vështirë. Pasi që tani ka shumë dezertorë, dhe nga ata që i shmangenrekrutimit. Në planin afatgjatë, Kremlini pritet të tërhiqet nga Ukraina, gjë që do të ketëpasoja politike serioze. 

Gjithsesi Ukraina do të ishte ende e shkatërruar. Ndërkaq për evropianët – por edhe amerikanët – do të realizohej skenari që kanë më shumë frikë:ai i një lufte të zgjatur. Për mendimin tim, të kuptuarit e qëllimeve të Putinit dhe mënyrës sesi ai e sheh situatën,vështirësohet nga dallimet kulturore midis Perëndimit dhe Rusisë.

Për Perëndimin, Kremlini ishte i shqetësuar për afrimin e mundshëm të Ukrainës me NATO-n. Ai e di mirë se një fuqi me 5000 bomba bërthamore nuk mund të sulmohet, dhe mbi të gjitha as të mposhtet. Edhe analistët strategjikë më të spikatur, nuk menduan për asnjëmoment se objektivat e Putinit ishin në thelb territorialë:të rivendoste unitetin historik të “botës ruse”, të nevojshme për atë që “Doktrina e Sigurisë së Federatës Ruse” e quan “sovranitet kulturor”.

Që nga marrëveshjet Solana-Primakov të vitit 1997, Rusia nuk ka qenë kurrë e shqetësuar për NATO-n. Përkundrazi, ajo ishte e tmerruar nga evropianizimi i Ukrainës, dhe ndikimi që do të kishte kjo tek popullin rus, si dhe nga dobësimi i “vertikales së pushtetit”, i teorizuar nga Surkov. 

Ndryshimi i qëndrimit të Putinit ndaj Perëndimit u shkaktua nga “Revolucioni Portokalli”dhe “Euro-Maidan”. Ai kishte frikë se ato do të kërcënonin pushtetin e tij. Sukseset e arritura dhe bindja e tij mbi rënien e pandalshmetë Perëndimit – e konfirmuar nga mungesa e reagimit ndaj aneksimit të Krimesë dhe shkëputjes së provincave të Luhanskut dhe Donetskut, si dhe ngjarjet në Afganistan – e bindën atë se mund të tentonte pa shumë problem “goditjen e madhe”, duke e rikthyer Ukrainën në “botën ruse”. 

Por ka dështuar. Objektivat e saj nuk ishin dhe as nuk janë territorialë, përveç rastit tëKrimesë. Kur flet për “denazifikimin” e Ukrainës, ai nënkupton “de-perëndimorizimin” e saj. Ajo nuk këmbëngul në përjashtimin e hyrjes së saj në BE, sepse me siguri që do të gjejë në union një aleat që e bllokon dhe në çdo rast përçmon BE-në dhe dobësitë e saj.

Sigurisht, nuk e gëzon as lëshimi i territoreve në këmbim të negociatave. Ajo që ai kupton është vetëm gjuha e forcës. Situata zhvillohet sipas rezultatit të paparashikueshëm të luftimeve në terren. Sido që të ndodhë, Kremlini do të dalë sërish keq. Unë them se Putini është duke i pritur ngjarjet me gjithë fatalitetin e tyre:ai nuk mund të shpallë mobilizimin e përgjithshëm, pa shkaktuar revoltën e rezervistëve; nuk mund të tërhiqet nga Ukraina apo të vendosë të negociojë, duke e ditur se duhet të heqë dorë nga diçka, dhe ta shohë rrënimin e pushtetit të tij.

Edhe nëse Ukraina pushtohet e gjitha, Rusia nuk do të kishte trupat e mjaftueshme për të kontrolluar territorin e saj, dhe as burimet për ta rindërtuar atë. Pasi e shkatërruan aqbrutalisht vendin fqinj. Rusia do të dobësohej dhe poshtërohej. Prandaj Putin duhet të vendosë se çfarë të bëjë për ta shmangur këtë skenar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do t’i hysh politikës? Flet aktorja Arjola Demiri: Edhe kam qejf edhe…

Story i radhës

Kapje për flokësh e grushte, vajzat shqiptare rrihen me njëra-tjetrën (VIDEO)

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë