Fitoi pesë Champions, braziliani: Kam bërë gjithçka duhej bërë këtu, tani po largohem

May 29, 2022
1 minut lexim

Marcelo, kapiteni i Realit të Madridit, ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi “merengues” pas fitimit të Championsit.

“Është një emocion i jashtëzakonshëm, sepse është ndeshja ime e fundit te Reali. Po largohem nga Madridi dhe të largohem me një Champions League është një gëzim i jashtëzakonshëm. Nuk është një ditë e trishtuar. Mendoj se gjërat janë diskutuar, kemi biseduar dhe kemi vendosur se është më mirë kështu. Tashmë kam bërë gjithçka që duhej të bëja në Madrid. Kam pasur fatin të kaloj pesëmbëdhjetë vjet e gjysmë në klubin më të mirë në botë”.

Lojtari me më shumë tituj të Reali, Marcelo, edhe pse nuk ishte protagonist në fushë në finalen e Parisit, e ka përjetuar me shumë emocion suksesin e fundit,

“Janë momente të rralla të tilla. Të gjithë ishim të djersitur në pankinë, vraponim me skuadrën… Mbaj mend të rinjtë që kanë luajtur finalen e tyre të parë, të cilët janë shumë të pjekur… Është një moment i çmendur me tifozët, që kanë qenë me ne gjatë gjithë kohës. Ancelotti? Ne e dimë si është trajneri, ka filozofinë e tij, karakterin e tij… Ai është një person i madh dhe e ka merituar që kur ka ardhur”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zhduket aeroplani me 22 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit në Nepal

Story i radhës

Vasili letër të hapur Lindita Nikollës: Ktheni sytë nga dinjiteti i parlamentit, jeta është më e gjatë se Edi Rama

Të fundit nga

ShkoLartë