Fitimi i Samsung pati një rënie drastike për shkak të humbjeve që erdhën nga divizioni i çipeve por ishte performanca e qëndrueshme e bizneseve të tjera që mbajtën kompaninë fitimprurëse.
Gjiganti Koreano-Jugor i teknologjisë raportoi 46.9 miliardë dollarë të ardhura dhe një fitim prej 470 milionë dollarësh, një rënie me 22 dhe 95 përqind respektivisht.
Divizioni i çipeve regjistroi një humbje të madhe prej 3.4 miliardë dollarësh edhe pse ishte më e ulët sesa tre mujori paraardhës. Humbja erdhi për shkak të përqendrimit të kompanisë në produktet e segmentit të lartë siç është memorie HBM dhe DDR5.
Kërkesa për memorie mbeti e ulët gjatë tre mujorit në fjalë edhe pse Samsung pret një rikuperim gradual të tregut në gjysmën e dytë të vitit.
Divizioni mobil nga ana tjetër regjistrim një fitim prej 2.3 miliardë dollarësh. Efekti i lançimit të serive Galaxy S23 është venitur në tre mujorin e dytë por performuan shumë më mirë sesa modelet paraardhësi një vit më parë tha Samsung.
Pavarësisht rënies së fitimeve, shpenzimet e kompanisë mbeten të lartë prej 11.3 miliardë dollarë. Edhe biznesi i ekraneve regjistroi fitim prej 657 milionë dollarësh për shkak të kërkesës për panele nga prodhuesit e smartfonëve. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL