Fitimet e Apple rriten pavarësisht paqartësisë ekonomike

October 28, 2022
1 minut lexim

Edhe pse gjendet përballë një stuhie financiare, Apple raportoi të ardhura rekord për tre mujorin e tretë të vitit prej 90.1 miliardë dollarë dhe fitime prej 20.7 miliardë dollarë.

Pavarësisht se ishin rritje të vogla krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ai vinë në kushte ekonomike të vështira ku shumë kompania janë goditur.

Debutimi i iPhone 14 ndihmoi kompaninë të rrisë të ardhurat nga divizioni mobil dhe kjo nuk përbën çudi sepse i njëjti skenar përsëritet çdo vit. Të ardhurat ishin 42.6 miliardë dollarë krahasuar me vitin e kaluar prej 38.9 miliardë dollarë.

Segmente të tjera patën indikatorë të paqëndrueshëm. Edhe pse MacBook Air M2 ndihmoi kompaninë të rrisë të ardhurat për segmentin e kompjuterëve në 11.5 miliardë dollarë, shitjet e iPad ranë duke gjeneruar 7.2 miliardë dollarë krahasuar me 8.3 miliardë dollarë një vit më parë.

Ndërkaq shërbime si Apple Music dhe TV+ shënuan rekord të ardhura prej 19.2 miliardë dollarë, ishte një rritje e vogël krahasuar me 18.3 miliardë dollarë krahasuar me një vit më parë.

Shitjet e Apple Watch dhe pajisjeve smart home u rritën nga 8.8 miliardë dollarë në 9.7 miliardë dollarë.

Tre mujori i fundit i vitit pritet të jetë më shpresëdhënës për kompaninë në aspektin e financave sepse është ky momenti kur produktet e reja si iPhone, iPad dhe Mac fillojnë të japin frytet e tyre. Familja e iPhone 14 ka qenë e disponueshme vetëm 8 ditë në raportin financiar të kaluar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A shtohet oreksi kur ftohet koha? Nutricionistja e njohur i jep fund dilemës

Story i radhës

Juventusi shfaqet sërish Antonio Conte në horizont

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë