Fishkëllehet nga tifozët anglez, Kombëtarja e Anglisë në përkrahje të Maguire

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane, ishte njëri nga lojtarët e Kombëtares së Anglisë i cili dënoi tifozët vendas për fishkëllimat drejt Harry Maguire në stadiumin “Wembley”.

Trajneri i Anglisë, Garreth Southgate, i cilësoi këto reagime si qesharake, pasi që një sektor i tifozëve anglez reagoi me të dëgjuar emrin e tij, para fitores 3:0 kundër Bregut të Fildishtë.

Maguire është duke kaluar nëpër një sezon jo të mirë te Manchester United, por ishte ndër lojtarët kyç të skuadrës së Anglisë që preku gjysmëfinalen e Botërorit “Rusia 2018”, dhe të asaj të përfundoi në vendin e dytë në Evropianin Euro 2020.

Dhe disa nga lojtarët e “Tre Luanëve” mbetën të habitur pas reagimeve të disa nga 73,405 tifozëve që gjendeshin në stadium.

Më poshtë i gjeni reagimet e lojtarëve anglezë për gjestin e tifozëve të tyre drejt mbrojtësit Harry Maguire.

“Ne kemi punuar gjatë që të rindërtojmë lidhjen tonë me tifozët anglezë gjatë viteve të fundit, dhe të dëgjosh tifozë të fishkëllejnë Maguire në ‘Wembley’ para ndeshjes nuk ishte gjë e drejtë. Ai e ka përkrahjen tonë të plotë në zhveshtore dhe duhet të ketë të njëjtën gjë edhe nga tifozët anglezë”, tha Harry Kane.

“Nuk mund ta mendoj atë se çfarë ndodhi mbrëmë në ‘Wembley’. Harry ka qenë kolosalë për Anglinë. Pa të, progresi që kemi bërë gjatë dy kampionateve të fundit do ishte i pamundur. Ajo çfarë ndodhi ishte e papranueshme. Si dikush që dëshiron të fitoj me Anglinë, ndjehem me fat që ndaj zhveshtoren me të. Ne të gjithë ndjehemi njëjtë”, tha Jordan Henderson.

“Është e papranueshme nga çdo kush që ka fishkëllyer mbrëmë. Harry Maguire ka qenë i mrekullueshëm çdo moment që e ka veshur fanellën e Anglisë. Kjo është e pakuptimtë, duhet t’i përkrahësh lojtarët e tu, veçanërisht kur kemi pranë një kampionat tejet të madh”, tha Rice.

“Ai ka qenë një punëtorë i mrekullueshëmpër kombëtaren e tij, dhe është e papranueshme që ai të fishkëllehet. Nuk ishte diçka që skuadrës i ka pëlqyer”, tha Grealish.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Puthe gruan time”, këngëtari plotëson dëshirën e burrit

Story i radhës

Elisabeta Imeraj del në KPA, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës kërkon konfirmimin në detyrë

Të fundit nga