“Puthe gruan time”, këngëtari plotëson dëshirën e burrit

Këngëtari i njohur, Maluma, po zhvillon një tur me koncerte në të gjithë botën.

Duke qenë se këngët që interpretohen janë të njëjta, ai mundohet që në koncertet e tij të sjellë diçka të re për publikun.

Janë të shumtë artistë që vendosin që fansat e tyre t’i ngjisin në skenë, por vetëm Maluma i puth ato.

Image

Maluma/Instagram

E një puthje të tillë ka marrë së fundmi një fanse në Luksenburg gjatë koncertit që ai ka zhvilluar aty për turin “Papi Juancho”.

Mirëpo, vajza në fjalë nuk e ka kërkuar vetë këtë gjë. Për habinë e shumë njerëzve ishte burri i saj që mbante një pankartë në duar ku shkruhej : “Puth gruan time”.

Image

Maluma/Instagram

Kjo pankartë ka marrë edhe vëmendjen e Malumës që sigurisht ia ka realizuar dëshirë, duke i dhuruar asaj një puthje në faqe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lufta ia shuajti ëndrrat – mbi 100 fëmijë të vrarë në Ukrainë

Story i radhës

Fishkëllehet nga tifozët anglez, Kombëtarja e Anglisë në përkrahje të Maguire

Të fundit nga