Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Fishekzjarrët dhe mjetet piroteknike të rrezikshme për shëndetin mendor dhe fizik të njerëzve dhe kafshëve – Gazeta.mk

Fishekzjarrët dhe mjetet piroteknike të rrezikshme për shëndetin mendor dhe fizik të njerëzve dhe kafshëve

min lexim

Nëse shteti ka rregullore për gjobitje, e cila njeh ekzistencën e një rreziku real, që një fëmijë apo i rritur, të jetë viktimë e këtyre akteve, a nuk është më e lehtë që thjesht të eliminohet ky rrezik, duke ndaluar jo vetëm shitjen, por edhe importimin e këtyre materialeve të rrezikshme.

Mjetet piroteknike lënë pasoja të përhershme fizike, mendore dhe emocionale, ndikojnë negativisht në gjendjen mendore, shqetësojnë dhe shkaktojnë gjendje ankthi, frike, paniku, tensioni dhe stresi.

Gjatë festës së vitit të ri, pa përdorimin e mjeteve piroteknike për Republikën e Kosovës dhe vendet e rajonit ende tingëllojnë si një e ardhme e largët, por fushata “E rrezikshme, e dëmshme dhe aspak e ftohtë”, synon të arrijë sa më shpejt misionin e saj.

Këtë vit shpresuam që të gjitha grupet e cenueshme të njerëzve, por edhe kafshëve, por edhe të gjithë ne që nuk i pëlqejmë fishekzjarrët stresuese dhe me zë të lartë, do ta shijojmë festën pa fishekzjarrë, por avazi ishte i njëjtë.

Por, derisa Qeveria e Kosovës ta zgjidhin ligjërisht këtë problem, të ndalimit të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve, sjellim rekomandime nga ekspertë dhe shoqata për mbrojtjen e kafshëve, sesi t’i mbrojmë kafshët shtëpiake në natën e ndërrimit të viteve, sepse ato kanë numrin më të madh të infarkteve dhe të rënda, pasojat mendore dhe shëndetin fizik!

Mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë që mjetet piroteknike, si fillim, nuk duhet të merren nga njerëz joprofesionistë, veçanërisht nga fëmijët. Kur flasim për efektet e dëmshme – konkretisht tingujt e një shpërthimi dhe sesi ai prek kafshët shtëpiake, qentë apo macet, shumë pronarë nga viti në vit hasin situata të pakëndshme, në të cilat gjenden me kafshët e tyre shtëpiake.

Ne si shoqëri duhet të kemi më shumë tolerancë dhe mirëkuptim dhe se të gjithë së bashku duhet të punojmë për të arritur një qëllim – ndalimin e shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve dhe të dënojë të gjithë ata që i përdorin, sepse lë pasoja të qëndrueshme të dëmshme dhe të rrezikshme.

Fishekzjarrët shkaktojnë stres të madh, frikë të madhe dhe mund të çojnë në sulme në zemër te njerëzit. Të moshuarit dhe të sëmurët janë kryesisht me gjendje më të dobët të zemrës dhe shëndetit dhe nuk mund të përballojnë goditjen e papritur të shkaktuar nga stresi i zhurmës së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike.

Ne as nuk mund ta imagjinojmë se sa miliona njerëz që vuajnë nga PTSD, epilepsia, ankthi, përjetojnë trauma ose sulm paniku kur dëgjojnë tingujt e fishekzjarrëve.

Tek qentë dhe macet, shqisa e dëgjimit është shumë më e fortë se te njerëzit, kështu që ato janë shumë më të ndjeshëm ndaj zhurmës, tingujve të papritur dhe të fortë të prodhuar nga fishekzjarrët dhe mjetet piroteknike dhe kanë përjetuar përvoja të rënda traumatike.

Djegiet e lëkurës, amputimet e gishtërinjve dhe duarve, si dhe dëmtimet e syve dhe të fytyrës tek njerëzit janë lëndimet më të zakonshme të shkaktuara nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike.

Mjetet piroteknike dhe fishekzjarrët në numër të madh rrezikojnë jetën e kafshëve të egra si zogjtë, të cilët janë pjesë e domosdoshme dhe e rëndësishme e ekosistemit.

Nuk mjafton reduktimi i përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festave, e vetmja zgjidhje e përhershme është ndalimi i plotë dhe ndërprerja e përdorimit të tyre dhe tashmë shumë vende të botës, e kanë ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike, veçanërisht fishekzjarrëve.

Ka ligje dhe organe kompetente që janë të ngarkuara për zbatimin e atij ligji dhe gjobitjen e tyre për përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike dhe është përgjegjësi e të gjithë qytetarëve që festat ti festojnë pa fishekzjarre, të cilat janë të zhurmshme, të dëmshme dhe të rrezikshme.

Kjo nuk po i ndalon qytetarët e Kosovës që për festat e fund vitit të harxhojnë miliona euro,për djegien e mjeteve piroteknike.  Parashihet se vitin e kaluar në vendin tonë janë importuar mbi 100.000 mijë kilogram mjete piroteknike.

Importimi i kësaj sasie arrin vlera milionëshe, nëse bie fjala-shembull janë shpenzuar rreth 6.3 milionë euro. Shteti gjerman me 82 milion banorë, parashihet se ka harxhuar 120 milion euro për mjete piroteknike, që i bie në kokë banori 1.46 euro, kurse Kosova me 2 milion banorë sipas shifrave jozyrtare ka harxhuar rreth 29 milion euro për mjete piroteknike, që i bie në kokë-banori rreth 14,5 euro, shumë kjo enorme për vendin tonë me gjendjen ekonomike në të cilën ndodhemi.

 Më të ekspozuar ndaj efekteve negative të mjeteve piroteknike janë fëmijët, të sëmurët kronikë, si dhe ata me çrregullime të shëndetit mendor, personat me aftësi të kufizuara në zhvillim, si dhe të moshuarit. Për njerëzit që kanë probleme me zemrën, tronditja e papritur ose trauma që përjetojnë mund të ketë një përfundim fatal.

Organet e frymëmarrjes dhe mushkëritë dëmtohen nga tymi i ndjeshëm. Gazrat e dëmshëm si rezultat i djegies dhe tymit mund të çojnë në mbytje. Foshnjat e porsalindura gjithashtu mund të përjetojnë tronditje dhe një përvojë traumatike për shkak të zhurmës së papritur.

Kjo mund të ketë pasoja për shëndetin e tyre mendor, madje mund të çojë në deri në belbëzim. Por siç po rritet  ndërgjegjësimi për çështjet klimatike dhe mjedisore, fokusi është gjithnjë e më shumë në dëmin e këtyre spektakleve piroteknike.

Meqenëse raketat dhe fishekzjarrët janë bërë nga plastika dhe përbërës kimikë të dëmshëm, fishekzjarrët jo vetëm që shkaktojnë ndotjen e tokës, por mund të ndikojnë seriozisht në cilësinë e ajrit, i cili arrit ngritjen e ndotjes deri 42%.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), PM2.5 mund të depërtojë në barrierën pulmonare dhe të hyjë në sistemin e gjakut. Ekspozimi kronik ndaj grimcave kontribuon në rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, si dhe kancerit të mushkërive.

Raporti i fundit i Agjencisë Federale të Mjedisit në Gjermani thotë se në këtë vend çdo vit në atmosferë shtohen mbi 2.000 tonë grimca nga fishekzjarrët – 75 për qind më 31 dhjetor.

Djegia ndodh me fishekzjarre dhe si me çdo djegie, diçka lëshohet në ajër dhe këto produkte i posedojnë ato grimca të vogla. Por ekziston çështja e përdorimit të metaleve të rënda apo komponimeve të metaleve të rënda si plumbi, zhiva, kromi etj.

Të gjithë këta janë përbërës natyralë, të cilët mund të jenë përdorur ende në shekullin e kaluar. Është për të ardhur keq sesi pushteti aktual i cili në radhët e veta e ka ministrinë e ambientit, por as opozita nuk e paraqesin këtë problem asnjëherë, derisa shumë shtete duke filluar nga India, e deri te shtet e rajonit, janë duke marrë masa rigoroze ndaj këtyre helmeve, të cilat ndoshta pushteti i ynë i sheh si normale.

Po shpresojmë në një të ardhme, zëvendësimin e këtyre mbulesave plastike të raketave me një version të bërë nga letra e ricikluar. Qeveria si dhe pushtetet komunale duhet të konsultohen me ekspert të këtyre fushave dhe nëse dëshirojnë të kenë plotësisht zero emisione, e vetmja mënyrë është të heqin dorë nga fishekzjarrët.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Dimër? Surprizon moti, deri kur do të zgjasin temperaturat pranverore

Story i radhës

Nga barrikadat tek takimet në Bruksel, dialogu Kosovë-Serbi pa progres. Çfarë pritet të ndodhë në 2023

Të fundit nga