Përveç përforcimeve të kryera, Lacio mendon edhe për largimet.
Klubi bardhekaltër ka shpallur “divorcin” me 5 futbollistë mes tyre edhe një shqiptar.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Lacios me anë të komunikatave të tyre në sajt teksa ka përshëndetur, portierin shqiptar Marko Alia, Emanuele Çiçireli, Fabio Maistro, Luka Falbo dhe Nikolo Armini.
Gardiani kuqezi, Marko Alia është transferuar te ekipi i Manterozit në Serinë C.
Çiçireli ka kaluar te Rexhina në Serinë B, Maistro te SPAL, Falbo ka kaluar te Monopoli dhe Armini është transferuar te Potenca.