Firmos me ish-sulmuesin e Milanit

1 minut lexim

Ndonëse në Serinë B, Komo godet sërish në merkato!

Përveç kampionit të Europës dhe të Botës, Sesk Fabregas, klubi italian ka transferuar zyrtarisht ish-sulmuesin e Milanit, Patrik Kutronen dhe ish-mesfushorin e Kaljarit, Paolo Farago.

Ky lajm është bërë zyrtare nga Liga e Serisë B ku deklarojnë se kontratat e të dy futbollistëve janë depozituar në zyrat e selisë së merkatos.

Kutrone vjen pas eksperiencës që kishte te Empoli, ku sezonin e kaluar, 24-vjeçari u aktivizua gjithsej në 28 ndeshje, ku arriti të shënonte dhe 3 gola.

Patrik Kutrone më parë ka qenë futbollist edhe i Milanit, Fiorentinës, Volves dhe Valencias.

Ndërsa Farago vjen pas aventurës që kishte si i huazuar te Leçe, teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Kaljarit, Bolonjës dhe Novarës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VMRO kërkon pas procedurës për ndryshime kushtetuese të shkohet në zgjedhje të parakohshme

Story i radhës

Rreziku i rrjedhjes radioaktive në centralin bërthamor të Ukrainës

Të fundit nga