firmat e huaja mbajne 29 te patentave kryesore gjermane 6a21bb70798e0

​Firmat e huaja mbajnë 29% të patentave kryesore gjermane

June 4, 2026
1 minut lexim

Gjermania po humb një numër të madh patentash në favor të kompanive të huaja të cilat po i blejnë dhe marrin nën kontroll ndërmarrjet vendase.

Ky përfundim del nga një studim i Institutit të Këlnit për Kërkime Ekonomike (IË), i porositur nga Fondacioni Bertelsmann dhe i publikuar të enjten.

Korporatat e huaja tani kontrollojnë rreth 29 për qind të 189 mijë patentave ndërkombëtare që janë prodhuar nga kompanitë gjermane ndërmjet viteve 2000 dhe 2022.

“Shumica e patentave të prodhuara në Gjermani kontrollohen nga Shtetet e Bashkuara, por Kina tashmë është vendosur në grupin kryesor përkatës”, thuhet në studim, njofton dpa, përcjellë kp. “Në dritën e zhvillimeve aktuale gjeopolitike, të dyja këto rrethana duhet të shqyrtohen në mënyrë kritike.”

Studimi shton se Gjermania do të bënte mirë të arrinte pavarësi më të madhe në sektorët e rëndësishëm teknologjikë.

“Edhe korporatat gjermane zotërojnë patenta jashtë vendit. Kjo është pjesë e konkurrencës normale”, tha Oliver Koppel, bashkautor i studimit.

Megjithatë, ai theksoi se Kina po i orienton blerjet në Perëndim në mënyrë gjeostrategjike, ndërsa në të njëjtën kohë mbron tregun e saj nga investitorët e huaj.

Instituti, që është i afërt me interesat e punëdhënësve, rekomandon që Gjermania të investojë më shumë në kërkim shkencor për të shmangur mbetjen prapa në konkurrencën ndërkombëtare, pasi, sic thuhet në të, pjesa e ekonomisë gjermane në shpenzimet globale për kërkim dhe zhvillim ka rënë ndjeshëm.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rama jep doreheqjen salianji i bashkohet protestes erdhi fundi 6a21bb12568da
Lajmi i mëparshëm

“Rama, jep dorëheqjen!”/ Salianji i bashkohet protestës: Erdhi fundi…

amy adams ne nje paraqitje te rralle familjare ne tapetin e kuq 6a21bc3b3a156
Lajmi i radhës

Amy Adams në një paraqitje të rrallë familjare në tapetin e kuq

Të fundit nga

VLEN: Rruga evropiane kalon edhe nga komunat

Pjesëmarrja e bashkëkryetarit të VLEN-it, Izet Mexhiti, në sesionin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ në Bruksel, pranë Komitetit Evropian të Rajoneve, e rikthen në vëmendje rolin e komunave në procesin e integrimit
ShkoLartë