Fiorentina kërkon Kristian Shpendin

November 14, 2024
1 minut lexim

Në një sezon në të cilin Moise Kean po përjeton një rilindje të vërtetë, Fiorentina planifikon të blejë një sulmues në janar, që mund të zërë vendin e tij në kohë nevoje.

Ish-qendërsulmuesi i Juventusit ka shifra të jashtëzakonshme me 8 gola të shënuar në kampionat (plus 3 në Conference League) në dymbëdhjetë ndeshje.

Problemi ka të bëjë pikërisht kur Kean do t’i duhet të marrë frymë, duke qenë se i vetmi zëvendësues i pranishëm në skuadër është Kouame.

Në shënjestrën e Fiorentinës ka përfunduar sulmuesi shqiptar Cristian Shpendi, që po shkëlqen me fanellën e Cesenës në Serinë B. 21-vjeçari konsiderohet nga drejtuesit e klubit vjollcë si një profil i ri, ekonomik që mund të përshtatet shpejt.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar tashmë 10 gola këtë sezon dhe çmimi për kartonin e tij nuk i kalon 8-9 milionë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Shkencëtarët zbulojnë ‘molusk misterioz’ të ndezur në zonën e thellë të oqeanit

Story i radhës

Pas 13 vitesh Apple lançon versionin 11 të Final Cut Pro

Të fundit nga

ShkoLartë