Finlanda pritet të rrisë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Kjo u diskutua sot mes presidentit finlandez dhe komitetit ministror për punë të jashtme dhe siguri.
Siç raportohet nga mediat finlandeze, numri i ushtarëve të tyre në Kosovë pritet të arrijë në 70. Temë e takimit në fjalë ishte edhe agresioni rus në Ukrainë.
Finlanda aktualisht është në proces të anëtarësimit në NATO. /