Financimini i partive politike është një nga çështjet që më së paku ka rregulla juridike dhe shumë pak dihen të hyrat dhe të dalat e këtyre subjekteve. Ndonëse ka ligj dhe partit e kandidatët për zgjedhje, qoftë të përgjithshme, qoftë lokale, ku sipas ligjit, janë të obliguar të raportojnë, nuk bëhet kjo. Megjithatë, ata/ato nuk e bëjnë rapotimin adekuatë, sipas shpenzimeve, duke i dhënë donatorët. Raportimet e partive dhe të kandidatëve dalin nga të dhënat e KQZ- së shumë qesharake.
Gjithëherë kjo, sipas financimit të partive e të kandidatëve, kundruall veprimeve të kryera dhe aktivitetit të zhvilluar. Tashmë kjo është e qartë. Pse? Shteti nuk ka të dhëna afekuate mbi financat e partive dhe të kandidatëve. KQZ ka të dhëna të pakta dhe nuk tregojnë shpenzimet në terren. Prandaj del një disproporcion shumë i lartë midis punës dhe raporteve financiare.
Dallimet janë të mëdha. Nuk dihet gjendja financiare as edhe shuma e hargjuar e politikanëve, kandidatëve për zgjedhjet. Për fat të keq shteti nuk ka të dhëna as për hargjimet e gjyqëtarëve, prokurorëve, ekokomiste e juristëve, administratorëve etj. Duket se në Kosovë jetohen dhe shpensohet shumë ma shumë sesa fitohet legalisht. Në këtë kuadër, dalja e KQZ më të dhëna, nëse i ka, është shumë domethënëse.
Kjo tregon se KQZ po veporin. Mbi këtë duhet të veprojë edhe shteti, kuptohet me masa juridike e penale ndaj partive dhe individëve në parti, përgjegjësve në subjekt etj., kur konstatohen sjeljet dhe veprat e ndaluara me ligj. E kjo arrihet me marrjen dhe përcjelljen adekuate të të dhënave për mjetet financiare nga subjektet politike dhe kandidatëve, si dhe nga individët që veprojnë.
Pra, shteti i ka mekanizmat juridik të luftimit të dukurive të tilla të rënda. Me raporte adekuate dënohet subjekti i i kapur dhe natyrisht edhe subjekti politikë, nëse delë se ka financime antiligjore. Nuk duhet lejuar që çështja të kalon pa hetime të thella penale dhe pa përgjegjësi politike dhe juridike.