Sonte me fillim nga ora 22:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Real Betisit dhe asaj të Valencias, e vlefshme kjo për finalen e Kupës së Mbretit.
Për të vazhduar ëndrrat e tyre drejt titullit të kësaj gare, Real Betisi në gjysmëfinale e mposhti me rezultat të përgjithshëm 3:2 Rayo Vallecanon, kurse Valencia e eliminoi Athletic Bilbaon me rezultat 2:1.
Ndërkaq, në këtë ndeshje të dy skuadrat rikthehen nga humbjet në xhiron e tyre të fundit, ku Betisi u mposht si vendas me rezultat 1:0 nga Elche, kurse Valencia pësoi humbje 2:0 nga Villarreali.
Sa i përket finales së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Real Betisin nuk do të paraqiten Camarasa dhe Montoya, kurse te Valencia mungojnë Gomez, Lato, Paulista dhe Guedes.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Real Betis (4-2-3-1): Bravo; Bellerin, Pezzella, Bartra, Moreno; Rodriguez, William; Canales, Juanmi, Fekir; Iglesias
Valencia (4-4-2): Mamardashvili; Alderete, Diakhaby, Duro, Foulquier; Gabriel Paulista, Gaya, Moriba, Soler; Guedes, Hugo