Giorgio Chiellini është gati të sigurojë trofeun e 20-të me fanellën e Juventusit, në finalen e Kupës së Italisë kundër Interit që do luhet këtë të mërkurë në orën 21:00 dhe që do të transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 2”.
Ajo ndeshje do të jetë finalja e fundit me “Zonjën e Vjetër” për mbrojtësin.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Chiellini ka biseduar tashmë me Allegrin dhe do të jetë pjesë e formacionit që do të përballet në Olimpico me “zikaltërit”.
Pas kësaj sfide lojtari i përfaqësueses italiane do të takohet edhe me Andrea Agnelli-n dhe kështu Chiellini do i japë lamtumirën Juves.