Filipine, djali i diktatorit Marcos kryson zgjedhjet presidenciale

Djali i ish diktatorit filipinas të rrëzuar nga pushteti, Ferdinando Marcos, kryeson me diferencë të thellë në zgjedhjet presidenciale të vendit thellësisht të ndarë aziatik. Rezultati zyrtar nuk ka dalë ende. Për postin e nënpresidentit, në aleancë me kandidatin Marcos, kandidon vajza e presidentit aktual Duterte, i cili akuzohet për vrasjen e mijëra filipinasve gjatë fushatës së tij shtypëse kundër drogave. Aleanca e pasardhësve të dy udhëheqësve autoritarë shihet me shqetësim nga grupet e të drejtave të njeriut.

Ndërsa janë numëruar më shumë se 77% e votave, Marcos Jr. ka 25 milionë vota, shumë më përpara se kundërshtarja e tij kryesore, zëvendëspresidentja aktuale Leni Robredo, një kampione e të drejtave të njeriut, e cila ka gati 12 milionë vota.

Përmes një deklarate me video, të bërë natën vonë, djali i diktatorit nuk prentendoi fitoren, por falenderoi mbështetësit e tij dhe u kërkoi atyre të qëndronin besnikë deri në përfundimin e numërimit të votave.

Duhet të vazhdojmë të vëzhgojmë votat. Nëse do të jemi me fat, pres që mbështetja juaj të mos venitet, besimi juaj nuk do të zbehet, sepse na presin shumë gjëra për të bërë”.

Zëvendëspresidentja e Filipineve, Leni Robredo, u bëri thirrje të martën mbështetësve të saj që të dëgjonin “zërin e popullit” në një numërim jozyrtar të votave, që tregon epërsinë e kundërshtarit Marcos.

“E di që nuk është e lehtë për ju të pranoni rezultatet, që dalin nga numërimi i shpejtë. Jo vetëm që ndjejmë keqardhje, por një shqetësim i qartë po ndihet në radhët tona. E di që ky shqetësim mund të shtohet edhe më tej, sidomos pasi ka patur raportime për parregullsi në zgjedhje. Deri tani ka njerëz të cilëve nuk u është numëruar vota. Ka nga ata që ende janë në qendrat e votimit dhe ende presin të hedhin votën në kuti.”

Presidenti i ardhshëm i Filipineve ka të ngjarë të përballet me thirrjet për të ndjekur penalisht presidentin në largim Rodrigo Duterte për mijëra vrasje gjatë fushatës së tij shtypëse kundër drogës.

Vajza e Presidentit Duterte, kryebashkiake e qytetit jugor Davao, Sara Duterte, është kandidate për postin e zëvendëspresidentit në kampin e djalit të ish-diktatorit Marcos, një aleancë e pasardhësve të dy udhëheqësve autoritarë, që përbën shqetësim për grupet e të drejtave të njeriut./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vizitat e Presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti në SHBA, janë shumë të frytshme

Story i radhës

Finalja e fundit e Chiellinit me Juven

Të fundit nga