finalja e edicionit te dyte 6288ac9b4b9bc

Finalja e edicionit të dytë

May 21, 2022
1 minut lexim

Tirana 5×5 – Beautiful Albania do të jetë finalja e kampionatit Kombëtar të futbollit 5×5 për këtë edicion të dytë.

Dy ekipet kryeqytetase siguruan biletat për në finale pas një gare të gjatë, që ka nisur që prej muajit tetor të vitit të kaluar, teksa 32 ekipet më të mira nga të gjitha zonat kishin kaluar në fazën play-off.

Në dy ndeshjet gjysmëfinale, Tirana 5×5 mundi skuadrën e Genius me shifrat 8-5, ndërsa Beautiful Albania triumfoi me rezultatin 6-1 ndaj ekipit të Prestige. Finalja mes Tirana 5×5 – Beautiful Albania do të zhvillohet ditën e premte, më 27 maj.

Kampionati i futbollit 5×5 është një nga kompeticionet e rëndësishme që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në disa zona të vendit, me qindra ekipe të regjistruara dhe ka si qëllim rritjen dhe masivizimin e lëvizjes futbollistike amatore për të apasionuarit e sportit më popullor për shqiptarët.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

zjarri kaplon fabriken e vjeter komuna ne shkup 6288a6bc63265
Story i mëparshëm

Zjarri kaplon fabrikën e vjetër “Komuna” në Shkup

kafshet jane nje mbeshtetje emocionale shume e rendesishme per njeriun 6288acd43ff42
Story i radhës

Kafshët janë një mbështetje emocionale shumë e rëndësishme për njeriun

Të fundit nga

ShkoLartë