Finalet e Kupës së Kosovës zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” 

May 12, 2022
1 minut lexim

Ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në të dyja konkurrencat do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të enjten e 26 majit, ky stadium do të jetë arenë e përballjes ndërmjet Llapit dhe Dritës dhe atë nën dritën e reflektorëve, pasi ndeshja do të luhet nga ora 20:00.

Këto dy skuadra nuk e arritën objektivin e titullit kampion, prandaj synojnë që edicionin megjithatë ta përmbyllin me një trofe. Kjo përballje pritet me interesim të madh nga tifozeritë e të dyja ekipeve, andaj edhe spektakli në tribuna nuk do të mungojë.

E mjaft interesante kësaj radhe do të jetë edhe finalja në konkurrencën e femrave, ku të premten e 27 majit, në orën 17:00, do të ballafaqohen dy ekipet më cilësore, Ep-Com Hajvalia dhe Mitrovica. Edhe në këtë finale pritet rivalitet i madh në fushë, por edhe në tribuna.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zv/ministri Bushi takoi ambasadoren e Gjeorgjisë Liluashvili

Story i radhës

“Më pëlqeu si u duka, si shpirt”/ Ronela Hajati ironizon kritikët: Ore shqipe…

Të fundit nga

ShkoLartë