7 scaled

Fillon trajnimi për përkthyes në AZGJ, viti i pestë me radhë

April 14, 2026
1 minut lexim

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës ka nisur sot programin e trajnimit për përkthyes, tashmë në vitin e pestë me radhë. Ky trajnim është shndërruar në një traditë të rëndësishme institucionale, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e zbatimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Këtë vit, pjesëmarrësit përfshijnë kryesisht përfaqësues nga institucionet shtetërore dhe nga komunat, duke e bërë programin më gjithëpërfshirës dhe duke rritur ndikimin e tij në nivel qendror dhe lokal.

1 1 scaled

Trajnimi do të zgjasë tri javë, me nga dy ditë ligjërata në javë, ndërsa pjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe për të siguruar qasje më të personalizuar dhe ndërvepruese. Ligjëratat do të mbahen nga profesorë universitarë, të cilët sjellin përvojë akademike dhe praktike në fushën e përkthimit.

Ky trajnim është një nga format konkrete të mbështetjes që Agjencia e Zbatimit të Gjuhës u ofron institucioneve shtetërore, me qëllim që zbatimi i gjuhëve zyrtare të jetë i saktë, dinjitoz dhe i unifikuar në administratën publike. Përmes tij, përkthyesit përgatiten për sfidat e komunikimit institucional dhe forcohen standardet e përdorimit të gjuhës në dokumentet zyrtare.

Në ditën e parë të programit, tema e trajtuar është “Krahasim dhe analizë tekstesh të përkthyera dhe rregulla drejtshkrimi”, e ligjëruar nga profesoresha Ajtene Qamili. Përmes këtij sesioni, pjesëmarrësit marrin bazat e nevojshme për të kuptuar dhe përkthyer me saktësi dokumentet zyrtare, duke e bërë hapjen e trajnimit një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e tyre profesionale.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gashi diaspores parapelqej ti them mergate te krijojme kushtet per rikthimin e tyre ne vendlindje 69de2f4cd4faa
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje!

hezbollahu thote se nuk do te respektoje marreveshjet e bisedimeve shba liban izrael 69de408216920
Lajmi i radhës

Hezbollahu thotë se nuk do të respektojë marrëveshjet e bisedimeve SHBA–Liban–Izrael

Të fundit nga

Mexhiti: BDI mërzitet për Gruevskin

“Më tepër është çështje që mërziten ata që i kanë ndihmuar për të ikur Gruevski prej Maqedonie në Hungari. Tash prapë ata le t’ia mbajnë gajlen se çfarë do të bëjnë me
ShkoLartë