kylie jenner terheq vemendjen me fushaten e re per koleksionin e kepuceve 6a816d1b164d1

Kylie Jenner tërheq vëmendjen me fushatën e re për koleksionin e këpucëve

August 16, 2026
1 minut lexim

Kylie Jenner ka prezantuar bashkëpunimin e saj më të fundit me markën Khy dhe kompaninë italiane të këpucëve Gia Borghini, duke tërhequr vëmendjen me një fushatë të guximshme.

Për promovimin e koleksionit të ri, 29-vjeçarja ka realizuar një set fotografik në të cilin këpucët janë vendosur në qendër të vëmendjes. Në disa prej imazheve, Jenner shfaqet e mbuluar vetëm me flokët e saj të gjatë, ndërsa pozon me modelet e reja të koleksionit.

“E kam veshur për vite me radhë, kështu që ky më dukej i duhuri”, shkroi Jenner në Instagram, duke prezantuar bashkëpunimin.

Image

Kylie Jenner

Ajo tregoi se këpucët janë punuar me dorë në Itali dhe se ka qenë e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e dizajnit, duke rishikuar vazhdimisht detajet për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Koleksioni i ri do të jetë i disponueshëm nga 21 gushti në faqen zyrtare të Khy.

Image

Kylie Jenner

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Jenner në industrinë e modës. Së fundmi, ajo ka punuar edhe për koleksionin e dytë të rrobave të banjës në bashkëpunim me Frankies Bikinis, duke zgjeruar më tej aktivitetin e saj në botën e modës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne hungari rrokulliset autobusi polak 12 te vdekur reagon peter magyar 6a816c52088ec
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në Hungari, rrokulliset autobusi polak – 12 të vdekur, reagon Peter Magyar

mot me diell dhe temperatura deri ne 36c 6a81710f77b5c
Lajmi i radhës

Mot me diell dhe temperatura deri në 36°C

Të fundit nga

Mot me diell dhe temperatura deri në 36°C

Sot moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike,
ShkoLartë