Sot (e enjte) fillon Liga e Parë e Meshkujve në basketboll, ku do të ketë disa ndeshje interesante.
Sfida e parë është mes Happy Dukagjinit dhe Gjakovës së Re, që ka hyrë nga Liga e Dytë.
Drita, që edicionin e kaluar garoi në Superligë, do të përballet me Prishtinën e Re, që ishte mundur në “Play-out” nga Rahoveci.
Takim interesant shihet edhe ndërmjet Boreas dhe Vushtrrisë.
Të premten, skuadra prizrenase New Basket do të ndeshet me Marigona Hill Prishtina, ndërsa e fundit e kësaj xhiro është mes Istogut dhe Bora-s, kurse AS Prishtina do të pushojë në xhiron e parë.
Në fillim do të jenë 22 xhiro dhe më pas skuadrat do të përballen në bazë të sistemit të Bergerit dhe në fund do të jetë “Play-off”, ku do të vendoset se cila skuadër do të hyjë në Superligë dhe cila do të jetë në “Play-out”.
Liga e Parë-Java 1
E enjte
17:00 Happy Dukagjini-Gjakova e Re
19:00 Drita-Prishtina e Re
20:00 Borea-Vushtrria
E premte
16:00 New Basket-Marigona Hill Prishtina
19:00 Istogu-Bora
AS Prishtina pushon