Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërrnicë të Gjilanit

1 minut lexim

Ka filluar asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërnicë të Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se asfaltimi i rrugëve në këtë fshat kap vlerën e rreth 180 mijë euro.

“Në këtë fshat, që është një periferi e qytetit, pas 24 vitesh nga lufta çlirimtare, qeverisja jonë lokale nuk ka harruar banorët dhe qytetarët e saj”, tha Alban Hyseni.

Ndryshe, punimet i ka parë edhe kryetari Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin e zyrtarë të tjerë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Infrastruktura e re për administratën, Rama publikon projektet fituese: Konkursi i parë ndërkombëtar ku shteti përfiton në rolin e pronarit

Story i radhës

Evropa Qendrore në garë me kohën kundër vërshimeve

Të fundit nga