Fillojnë punimet në rrugën “Adem Jashari”, Hyseni: Projektet e mëdha sapo kanë filluar

October 2, 2024
1 minut lexim

Kanë nisur punimet për ndërtimin e njërës ndër rrugët kryesore të qytetit, asaj “Adem Jashari”.

Përveç rrugës sipas standardeve të lejuara, do të ndërtohet edhe trotuari dhe po ashtu do të jenë edhe 80 vend parkingje për automjete dhe kjo është një lajm i mirë për bizneset e banorët.

Rruga nuk do të jetë e bllokuar tërësisht, por vetë njëra korsi.

Punimet do të realizohen në dy pjesë, faza e parë nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë dhe faza e dyte deri te Xhamia e Madhe.

Lidhur me këto punime janë zhvilluar diskutime jo të pakta me banorët e bizneset dhe punët do të kryhen në një afat sa më optimal

248 mijë euro kosto dhe rreth 800 metra gjatësi janë shifrat për projektin e rrugës “Adem Jashari”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës shtoi më tej se: rrugë e re për automjete, trotuar i asfaltuar dhe i përshtatshëm për këmbësorët, rreth 80 vende parkimi përgjatë gjithë rrugës, si dhe pemë dekorative.

“Projektet e mëdha sapo kanë filluar. Për qytetin”, tha kryetari Hyseni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Izraeli kryen sulme të reja në Bejrut

Story i radhës

Sa shpesh duhet larë çarçafët?

Të fundit nga

ShkoLartë