Fillimi i fundit

min lexim

Miratimi i sotëm në lexim të parë, i projekt ligjit për pagën minimale, duke mos e përfshi kategorin e veteranëve të luftës në këtë rritje, në veti bartë mesazh shumë të keq dhe paraqetë një shkelje të madhe njerzore  të kësaj kategorie aq me vlerë në shtetin tonë.

Grupet të caktuara të partive në pushtet shpërfaqën realishtë qëndrimet e tyre per kategorit e lirisë. Por këto qëndrime të këtyre grupeve të vogla të interesit në partitë e tyre të instaluara edhe në qeveri nuk janë qëndrime të elekoriatit të tyre.

Sepse elektoriati i VV kurrë s’kanë qenë kundër vlerave të luftës, dhe një pjesë shumë e madhe e tyre janë edhe vetë bartës të luftës për liri.

Se pse ndodhi kjo, pse u larguan nga rritja veteranët, mendojë se ka një prapavijë politike nga grupet e caktuara ne qeveri. 

Thjeshtë mendoj se është bërë qëllimisht ky largim, për të provokuar situata të reja politike, dhe që në një të ardhme të afërme të realizojnë rrëzimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të reja parlamentare.

Duhet pritur edhe shpërfaqje të problemeve tjera të reja që kjo të ndodh.

E gjithë kjo, mund të ndodh si shikim i vetes në pasqyrë dhe mos mundësia për ndryshim, përkundër premtimeve me të cilat kanë ardh në pushtet.

Asnjë elektorat partie, e sidomon i VV që janë shumë të rinjë, nuk mund të pajtohen që të vazhdon keqqeverisja, që dikush të pasurohet e ata të mbesin në situatën e njejtë ekonomike. Ngjajshëm me zhgënjimin e elektoriatit të LDK dhe PDK kur ndëshkuan partitë e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sekretari amerikan i mbrojtjes kritikon ‘orekset perandorake’ të Rusisë

Story i radhës

Pritjes së tifozëve i vjen fundi, Liverpooli zyrtarizon transferimin e Nunez

Të fundit nga