Filipçe: Do të ofrojmë platformë bashkëkohore politike me fokus të veçantë në ekonomi dhe rroga

1 minut lexim

Shkup, 11 nëntor – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot u shpreh se LSDM është korrektor i politikave të gabuara të pushtetit aktual, ndërsa nga Brenda e përfundon fazën e pare nga procesi i konsolidimit me zgjedhjen e delegatëve të rinj, kryetarëve të degëve si dhe përgatitjet për Kongres.

“Jam i kënaqur me zgjedhjen e udhëheqësive të reja dhe kryetarët e degëve. Ata janë njerëz që kanë besim në bashkësitë e tyre dhe kanë kapacitet ta bashkojnë anëtarësinë LSDM-së në çdo komunë”, tha ai.

Ai shtoi se me politika të reja socialdemokrate mund të kthehet besimi dhe se më 24 nëntor, krahas udhëheqësisë së re, do të definohen edhe politikat e reja të LSDM-së.

“Do të ofrojmë model bashkëkohor të një platforme politike dhe ideologjike si përgjigje ndaj sfidave që ndodhet vendi. Fokusi do të jetë te ekonomia, rrogat dhe mbështetja e qytetarëve”, tha Filipçe.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Kosova nis përgatitjet, optimizëm para Nations League

Story i radhës

Ali Ahmeti nga Shuto Orizarja: Nëse preket gjuha shqipe, të gjithë do të jenë në këmbë

Të fundit nga