fiks fare nxenesit mesonin anglisht me arome rakie pushohet nga puna profesori konsumonte alkool 68ed56038d2b9

Fiks Fare/ Nxënësit mësonin anglisht me aromë rakie. Pushohet nga puna profesori, konsumonte alkool 

October 13, 2025
min lexim

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë nga disa nxënës të gjimnazit “Rifat Manjani” në Durrës, të cilët akuzojnë mësuesin e tyre të anglishtes se paraqitej i dehur në orët e mësimit.

Sipas nxënësve, profesori mbante erë alkooli, i bullizonte dhe u bënte presion, duke i kërcënuar se do t’i linte në lëndë. Ata pohuan gjithashtu se orët e tij zhvilloheshin në mënyrë jo serioze dhe shoqëroheshin me sjellje të papërshtatshme.

Në redaksi është dërguar edhe një video e xhiruar nga vetë nxënësit, ku profesori shihet duke konsumuar raki dhe birrë para fillimit të procesit mësimor. Për të verifikuar denoncimin, ekipi i “Fiks Fare” u vendos në lokalin pranë shkollës, ku sipas nxënësve, ai ndalet çdo mëngjes.

Në mëngjes rreth orës 08:20, kamerat e emisionit e regjistruan profesorin teksa mbërriti në lokal së bashku me bashkëshorten dhe vajzën. Kamarieri i serviri një gotë raki, por profesori e refuzoi sapo vuri re praninë e stafit të “Fiks Fare”.

Kur u pyet nga gazetarët pse e refuzoi pijen, ai u përgjigj me arrogancë: “Nuk do t’ju marr juve leje për asgjë.” Pasi gazetarët i treguan videon e xhiruar ku ai shihej që para fillimit të mësimit konsumonte alkool, mësuesi u justifikua “Jam njeri dhe ndonjëherë mund të konsumoj ndonjë gotë, por jo gjatë orarit të mësimit. Ajo video është filmuar një të diel.”

Por gjatë xhirimeve gazetarët e Fiksit kapin edhe shkelje të tjera të profesorit. Ai në ambientet e shkollës pi duhan , plus që dhe me nxënësit komunikon me duhan në dorë. Veprim ky që bie ndesh me rregulloren e institucioneve arsimore. Edhe për këtë gjë kur u pyet nga gazetarët profesori Shkëlzen Suma  tha se nuk ka thyer asnjë rregull dhe duhani mund të pihet në ambientet e jashtme të shkollës.

Edhe pse nxënësit nuk pranuan të flasin publikisht për shkak të frikës nga ndëshkimet, një prej tyre, deklaroi në një lidhje telefonike se profesori i shantazhon dhe i tall, duke shtuar se performanca e tij në mësim është shumë e dobët.

Fiks Fare iu drejtua  në lidhje me profesorin edhe drejtorit të gjimnazit “ Rifat Manjani”  z. Arjan Kaja.  Drejtori u shpreh se nuk ka çi duhet se çfarë bën. I pyetur nëse e konsideron problematike konsumimin e alkoolit të profesorit Suma para mësimit drejtori e dënoi si veprim, por që nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë.

Fiks Fare u interesua pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës, e cila reagoi menjëherë duke ngritur një grup pune për të verifikuar ankesat e nxënësve dhe prindërve.  Pas këtij hetimi administrativ u konstatuan shkelje të rënda të etikës në punë nga ana e mësuesit Suma. Në bazë të ligjit për Arsimin Parauniversitar si dhe kodit të etikës ndaj mësuesit Shkëlzen Suma  u morë masa disiplinore “ Largim nga Puna” .

 

FOTO GALERI
1/5

Still1013 00006


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ramiz lladrovci nga stadiumi folni me gjuhen e kampionit shqiponja duam fitore 68ed55601d3ac
Lajmi i mëparshëm

Ramiz Lladrovci nga stadiumi: Folni me gjuhën e kampionit shqiponja, duam fitore!

shkencetaret zbulojne oqean toksik brenda nje oqeani qe nuk duhet te ekzistoje 68ed562e6aa6d
Lajmi i radhës

Shkencëtarët zbulojnë ‘oqean toksik brenda një oqeani’ që nuk duhet të ekzistojë

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë